Ganiu: Urbanizim për secilën lagje të Çairit

Maqedonia

Ganiu: Urbanizim për secilën lagje të Çairit

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 09:11
Çair

Jemi në fazën finale të legalizimit të objekteve dhe pas përfundimit të këtij procesi, do të revidojmë dhe shqyrtojmë planin urbanistik, me çka sigurojmë se do të urbanizojmë të gjitha lagjet e Komunës së Çairit, ka thënë Visar Ganiu, kandidat për kryetar në Komunën e Çairit në emisionin “200” në Alsat-M.

Sipas tij, funksioni i drejtë i jetës në Çairi do të bëhet vetëm me urbanizimin e tërësishëm të lagjeve, pasi siç tha Ganiu, deri në vitet e vona të ’90-ta, në Çair objektet e banimit nuk kishin asnjë dokumentacion përkatës.

“Vizioni ynë është urbanizimi i lagjeve të Çairit, duke filluar nga Lagja e Seravës, e deri te vendi i ish-ndërmarrjes publike të pastrim-gjelbërimit në Çair. Pa urbanizim, nuk mund të ketë planifikim të jetë komode në Çair. Aktualisht ka 12 mijë kërkesa për legalizim, dhe pas përfundimit të procesit legalizues, do fillojë edhe urbanizimi”, ka thënë Ganiu. 

Kandidati i BDI-së ka thënë gjithashtu se ai tashmë ka gati planet për rregullimin e infrastrukturës, çerdheve, sallave të sportit, parkingjeve, ndërsa tha se gjitha këto projekte është paraparë të realizohen me partneritet me Qytetin e Shkupit, me Qeverinë, nga donacionet punliko-private, si dhe nga Buxheti i Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat