Qeveria do të rishikojë kriteret për anëtarësim të zyrtarëve shtetëror në borde dhe këshilla

Maqedonia

Qeveria do të rishikojë kriteret për anëtarësim të zyrtarëve shtetëror në borde dhe këshilla

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 11:58
Qeveria e Maqedonise

Në seancën e djeshme qeveritare ministrat diskutuan për analizë dhe pajtueshmëri të kritereve, sipas të cilëve zyrtarët shtetëror zgjidhen dhe marrin pjesë në punën e bodreve drejtuese, këshillave, komiteteve dhe trupave shtetëror.

Qeveria solli përfundim që ministritë në afat prej dy javëve të sjellin informacione tek qeveria për kriteret, ndërsa më pas Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Sekretariati i Përgjithshëm do të dalin me përfundim.

Kjo vjen pasi në opinion dolën informacione se nuk ka kritere të qarta për angazhimin e zyrtarëve shtetëror jashtë orarit të tyre të punës në këto organe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat