Kercënohet me jetë Bashkim Bakiu, kandidat i Lëvizjes Besa

Maqedonia

Kercënohet me jetë Bashkim Bakiu, kandidat i Lëvizjes Besa

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 08:59
Bashkim Bakiu

Kandidati i Lëvizjes Besa për kryekomunar të Sarajit, Bashkim Bakiu, është kërcënuar me jetë nga një person i panjohur. Lajmin e ka bërë të ditur vet kandidati nëpërmes rrjetit social facebook.

"Kërcënimi nuk do të më ndalë. Jetën e jep dhe e merr Zoti! Humbjen tuaj nuk mundet ta ndalë askush! Rasti është paraqitur në polici, si dhe tek faktori ndërkombëtarë!.", është shprehur, Bashkim Bakiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat