Sot vazhdon gjykimi për sulmuesin e Sheqerinskës

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për sulmuesin e Sheqerinskës

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 11:28
Momenti i sulmit të Radmilla Sheqerinska

Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi i sulmuesit të Radmilla Sheqerinska, në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedoni, që njihen si “e enjtja e përgjakshme”.

Seancën e kaluar e cila u shty me kërkesë të avokatit Dragan Peshevski, i cili theksoi se për herë të parë ka takuar të akuzuarin Pançe Angellovski, dhe kërkoi që gjykata t’ia mundësojë të njoftohet rreth rastit.

Për këtë vepër penale të Pançe Angellovskit, parashihet dënim me burg prej 3 deri 10 vite. Kjo është njëra nga lëndët e cila është hapur nga sulmi i deputetëve në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat