Nesër fillon sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup

Maqedonia

Nesër fillon sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 11:46
Ilustrim

Sezoni i ri për ngrohje për harxhuesit që janë të kyçur në sistemin për ngrohje të Balkan Energy Group (BEG), fillon prej nesër, thonë nga kompania duke theksuar se Komisioni Rregullator për Energjetikë, (KRRE) ka dhënë miratim për fillimin e sezonit të ngrohjes para 15 tetorit të zakonshëm, për shkak të rënies së temperaturave.

“Rregullatova ligjore parasheh që nëse të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, tregojnë rënie të temperaturave nën 12 gradë celcius, ngrohja me energji për harxhuesit mund të fillojë edhe para 15 tetorit, por jo edhe para 1 tetorit dhe kjo është rregulluar nga KRRE”, thonë nga BEG.

Sipas tyre, fillimi i sezonit të ngrohjes më herët nuk do të sjell rritje të faturave që marrin qytetarët.

Nga BEG gjithashtu apelojnë tek shfrytëzuesit që të largojnë defektet eventuale në instalimet e brendshme dhe menjëherë ta paraqesin në BEG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat