Aktivitetet e parapara në stërvitjen e terrenit “Shkëlqimi i Maqedonisë-13″, në të cilin rivlerësohen çeta e mesme e batalionit dhe çeta e renxherëve, në pajtueshmëri me konceptin e NATO-s për aftësi operative-Niveli 2, janë realizuar në nivelin më të lartë profesional.
Këtë sot e kumtoi ARM-ja duke iu referuar kumtimit inicial të vlerësimeve të komandantëve të njësiteve të deklaruara nga ana e mbikëqyrësve dhe drejtorëve të vlerësimit. Njësitet e vlerësuara të ARM-së realizonin detyra ushtarake komplekse dhe të ndërlikuara në pajtueshmëri të listës së incidenteve të dhëna nga ana e ekipit vlerësues, me ç’rast janë vlerësuar në pesë sfera të ndryshme: plane, operacione, logjistikë, lidhje dhe administratë. Njësitet e deklaruara demonstruan procedura gjatë sigurimit të bazës, kordon dhe kërkim, reagim ndaj pritës, sulm këmbësorin i bazës, patrullë ushtarake, infiltrim dhe eks-filtrim me helikopter Mi-17, patrullim dhe vendosje e pikës kontrolluese, formim të pikës mobile kontrolluese dhe të tjera.