Vazhdon seanca për vrasjen e Almirit, familjarët mohojnë se i paraprinë zënkës

Maqedonia

Vazhdon seanca për vrasjen e Almirit, familjarët mohojnë se i paraprinë zënkës

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:52
Almir Aliu

Në gjykimin për rastin e vrasjes së Almir Aliut, i cili po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Kumanovës, dëshmuan dy të akuzuarit, njëkohësisht edhe familjarët e Sedatit, babait të Almirit, vëllai Abdulla Aliu dhe nipi i tyre Sami Demiri.

Ata mohuan që në vendin e ngjarjes janë thirrur nga Sedati për t’i paraprirë zënkës e cila u zhvillua brenda hapësirës së Shtëpisë së Shëndetit.

Gjithashtu, ata gjatë dëshmisë së tyre thanë se natën kur ndodhi e gjithë kjo fatkeqësi që të tre kanë qenë rastësisht në kafene dhe pas thirrjes së Mixhevere Kasumit, nënës së Almirit që djalin e tyre ta dërgojnë në spital për marrë ineksion, po në atë moment që të tre shkuan për ta marrë Almirin dhe nënën e tij, e t’i dërgojnë në spital.

Kur kanë arritur atje të dy prindët me djalin e tyre kanë hyrë në spital, ndërsa në veturë i kanë lënë Abdullaun dhe Samirin, pra ata nuk janë thirrur enkas nga Sedati, por gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në veturë, për ti pritur të marrin inekcionit dhe së bashku të kthehen në shtëpi.

Sa i takon goditjeve që sipas tyre i kanë marrë nga vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, pasojat e atyre goditjeve ata thanë se i ndiejnë edhe sot e kësaj dite dhe për këtë shkak ende vazhdojnë të mjekohen. Ndërkaq, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu akuzohen për veprën penale “dhunë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat