VMRO-DPMNE kërkon të shkarkohen të gjithë ata që kanë përplasje të interesave në KSHZ

Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon të shkarkohen të gjithë ata që kanë përplasje të interesave në KSHZ

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 15:03
Nevenka Stamenkovska

Me qëllim zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", kërkojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Aleksandar Çiçakovski, që, të gjithë ata që janë pjesë e KSHZ-së, ndërsa kanë përplasje të interesave, menjëherë të shkarkohen. Këtë e deklaroi sot në pres-konferencë, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska.

"Menjëherë duhet të shkarkohet sekretari gjeneral i KSHZ-së, Dobre Jançev, i cili është bashkëshorti i Ljubica Jançeva, e cila është e dyta në listën e këshilltarëve të LSDM-së për Qytetin e Shkupit", tha Stamenkovska.

Sipas saj, Jançev, në vend se të punojë pa ndikim për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, me çdo vendim do të punojë në interes të gruas së saj dhe LSDM-së.

Ata kërkojnë nga Çiçakovski dhe KSHZ, që menjëherë të shkarkojnë edhe kryetarin e KKZ në Kratovë, Marija Petkovska, e cila, siç thonë nga VMRO-DPMNE, ishte në rendin e parë të koventës për promovim të kandidatit për kryetar të komunës së Kratovës nga radhët e LSDM-së.

VMRO-DPMNE kërkon të shkarkohet edhe kryetari i KKZ-së në Kisella Vodë, Tomo Mojsovski.

"Si përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë thërrasim Çiçakovskin që menjëherë të shkarkojë të gjithë ata që kanë përplasje të interesave", tha Stamenkovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat