Ivanov me kritika të reja ndaj BE-së

Maqedonia

Ivanov me kritika të reja ndaj BE-së

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:42
Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov në Konferencën “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, që mbahet në Ohër, e kritikoi BE-në, pasi siç tha nuk mbështet projektet kapitale, kështu që zgjidhja është ato të realizohen me para kineze.

“Që të përfshihemi në mënyrë të barabartë në Zonën Ekonomike Evropiane, është e domosdoshme që të jemi pjesë e barabartë e rrugëve, hekurudhave dhe korridoreve energjetike evropiane. Pasi që BE-ja ende nuk i mbështet projektet e mëdha të infrastrukturës, kemi vendosura me kredi të volitshme kineze nga nisma 16 plus 1, të ndërtojmë një pjesë të rëndësishme të Korridorit 8”, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.

Dejun Cao, profesor nga Kina vlerëson se Maqedonia dhe vendet e rajonit kanë në dispozicion mjete të mëdha financiare nga Kina, që mund të përdoren, por për këtë duhet përkushtim më i madh nga autoritetet.

Përfundimi është se kompanitë nga Maqedonia dhe Kina duhet të njihen shumë më mirë dhe të gjejnë projekte nga të cilat do të përfitojnë të dy vendet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat