Deskoska – Ikonen: Bashkëpunim me Finlandën për reforma në arsim

Maqedonia

Deskoska – Ikonen: Bashkëpunim me Finlandën për reforma në arsim

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:58
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, sot pati takim me ambasadorin e Finlandës, Perti Ikonen, me të cilin biseduan për realizimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojave në fushën e arsimit.

Siç kumtoi Ministria e Arsimit, sipas ministres Deskoska, reformat e planeve dhe programeve mësimore, metodat e ligjërimit dhe në përgjithësi reformat në arsim janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ata nuk mud të zbatohen në mënyrë të përshpejtuar, sepse ajo do të reflektohet mbi cilësinë, transmeton MIA.

“Qëllimi ynë është arsim cilësor, ndërsa bashkëpunimi në fushën e arsimit me Finlandën, vendi me sistem arsimor dhe ekspertë të cilët vlejnë një ndër reformat më të mira në botë, do të konstribuojë për cilësinë e reformave në arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi ministrja Deskoska.

Gjatë takimit, ministrja Deskoska mori dhuratë nga ambasadori finlandez, Ikonen, libër i cili flet për përvojat financiare me reformat e zbatuara në arsim: “Leksione nga Finlanda: Çfarë mundet bota të mësojë nga ndryshimet në arsimin në Finlandë?”, qëndron në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat