Kallëzim penal për kryetarin e Komunës së Berovës

Maqedonia

Kallëzim penal për kryetarin e Komunës së Berovës

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 17:03
Ilustrim

SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal për kryetarin e komunës së Berovës D.N. (59) për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, respektivisht për shkak se pa vendim dhe pa fletëpagesë rrugore e ka përdorur automjetin e komunës për nevoja personale.

“Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Berovë, në bashkëveprim me Sektorin për krim ekonomik pranë Sektorit për punë të brendshme Shtip deri te Prokuroria Themelore Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.N. (59) nga Berova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, kumtuan sot nga MPB.

I denoncuari në periudhën nga 1 korriku i vitit 2015 deri në 1 korrik të vitit 2017 në disa raste e ka shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin, duke e përdorur automjetin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat