Pançevski: Janeva nuk do të më frikësoj, jam i pastër

Maqedonia

Pançevski: Janeva nuk do të më frikësoj, jam i pastër

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 19:55
Vlladimir Pançevski

PSP-ja po analizon materialet e konfiskuara nga kontrollet që kryen në kabinetin dhe shtëpinë e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

Ky i fundit në një deklaratë për TV24, ka thënë se kontrollet në kabinetin e tij kanë qenë brutale dhe ndaj tij është kryer sulm fizik.

“Injoranca e Katica Janevas vazhdon. Me këtë janë arritur dy qëllim, për rezultate zgjedhore të LSDM-së dhe imponimi i frikës tek gjyqësori në vend. Janeva nuk do të më frikësojë, kam ndjenjë të pastër”, tha Pançevski.

Pas përfundimit të kontrolleve përfaqësuesit e PSP lëshuan ndërtesën me materialet e nevojshme për procedurë parahetimore kundër Vlladimir Pançevskit, i cili më herët akuzohej si pengues në hetimet e PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat