“Shqiptarët në Shkup janë në gjendje të mjerueshme”

Maqedonia

“Shqiptarët në Shkup janë në gjendje të mjerueshme”

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:19
Shkup

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen 15 tetor, vetëm pak ditë para se të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Naim Bajrami, nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se shqiptarët në Shkup jetojnë shumë keq.

“Në Shkup ka ndodhur një degradim total i jetës – jo vetëm në aspektin financiar, por edhe ne atë kulturor. E gjithë ajo ekonomi shqiptare më nuk ekziston”.

Bekim Fazliu nga Partia Demokratike Shqiptare, ka deklaruar se shqiptarët në Shkup diskriminohen në mënyrë të egër.

“Shqiptarët në Shkup janë në gjendje të mjerueshme. Në njërën anë ka luks të tepruar, por aty ku jetojnë shqiptarët është mjerim”, ka thënë Fazliu në Magazinën për Maqedoninë në Klan Kosova

“Është gjendje e rëndë ekonomike. Edhe Amir Elezi nga Lëvizja Besa ka thënë se çështja e shqiptarëve është shumë e rëndë. Edhe sot shqiptarët merren me ujin dhe kanalizimin, çështje që ishin dashtë të zgjidhen. Kemi vende ku nuk mund të arrijnë as autoambulancat”.

Ndërsa Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim është shprehur se  gjërat për shqiptarët kanë ndërruar për të mirë.

“Shqiptarët kanë jetuar shumë keq, sikurse ju në kohën e Millosheviqit, por tash është më ndryshe”.

“Institucione të shumta drejtohen nga shqiptarët sikurse Kuvendi – ne i kemi dhe dy zëvendëskryeministra shqiptarë”.

“Të gjithë e dimë se janë bërë punë të mira, por ka mundësi gjithmonë të bëhet edhe më mirë”, ka thënë Ademi në Magazinën për Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat