Sulejman Mehazi: Kerkesë serioze deri te kandidatet ëer prefekt, ndaloni drogen dhe kasinot

Maqedonia

Sulejman Mehazi: Kerkesë serioze deri te kandidatet ëer prefekt, ndaloni drogen dhe kasinot

Nga: Sulejman Mehazi Më: 7 tetor 2017 Në ora: 00:53
Sulejman Mehazi

Gjatë tërë kampanjës së ciklit të parë dhjetë ditor, secili kandidatë na ka mërzitur me ato premtimet e zbrazura materiale, do bëjmë këtë, e do bëjmë atë, mundohen të na bindin se me të vërtetë Parajsë do na bëjnë vendet ku jetojmë ne.

Pasha Zotin e Madhërishëm, leni ato pallavra zgjedhore, kurrgjë s'mund të bëni përveç që na gënjeni. Shikoni si sillen këta zotërinj, si me qenë shpëtimtarë të qytetarëve, thua se deri tani kemi mbetur pa bukë e pa ujë, e këta do na sigurojnë ekzistencën.

Po qe se do varej jeta jonë prej këtyre, vallahi-bilahi kishim vdekur. S'duam kurgjë prej premtimeve tuaja , p?r shkak se me anë të këtyre projekteve sociale, ekonomike, ndërtimore e arsimore fshihni të vërtetën e pamohueshme të qytetarëve.

Kjo e vërtetë është se na mbytën drogat e kasinot, droga e madhe e rinisë sonë, bixhozi i madh i qytetarëve nëpër kasinot e shumta dhjetë metërshe. Askush deri tani nga kandidatët për prefekt nuk premtoi mbylljet e menjëhershme të kasinove dhe ndalesën e drogave. Na u dogj rinia me drogë e bixhoz. 6 tetor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat