Ratkoceri: Tërheqja e rastit “Monstra”, tentim i Zaevit për tu afruar me shqiptarët

Maqedonia

Ratkoceri: Tërheqja e rastit “Monstra”, tentim i Zaevit për tu afruar me shqiptarët

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 06:12
Arben Ratkoceri

Analisti, Arben Ratkoceri, ka thënë se Zoran Zaev, po tenton të afrohet tek shqiptarët përmes tërheqjes së rastit “Monstra”.

“Në Maqedoni këto ditët e fundit ka pasur një vendim interesant”.

“Prokuroria dy javë para zgjedhjeve ka tërhequr rastin e famshëm ‘Montsra’ ky shqiptarët ishin të dënuar më burg të përjetshëm”, ka thënë Ratkoceri në Analizën e Maqedonisë.

“Ky është një tentim i Zaevit që të afrohet me shqiptarët”.

Ratkoceri ndër të tjera ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk i ka punët mirë.

“Tendenca e rënies në BDI vazhdon”.

“BDI ka mobilizuar të gjitha forcat dhe me të gjithë bën koalicion që ta ruajë rezultatin e zgjedhjeve të fundit”.

“Vazhdon LSDM-ja të jetë më e fortë se BDI-ja në Shkup, flasim për votuesit shqiptar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat