Bogoevski: Trajanovski shpenzoi milion euro për teke personale

Maqedonia

Bogoevski: Trajanovski shpenzoi milion euro për teke personale

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 08:19
Bogoevski

Gjendemi në gardhin mbrojtes të urës Liria, në të cilën për ndriçimin e saj, Koce Trajanovski shpenzoi mbi dy milionë euro, para të qytetarëve thekson Bogoevski.

Për rrethimin e urës Goce Dellçev Koce Trajanovski shpenzoi më shumë se gjysëm milioni euro, para të qytetarëve. Ndërsa për luanët, në skajet e urës së njejtë, Koce Trajanovski shpenzoi mbi 2.6 milion euro.

Kjo nënkupton që vetëm në këto dy ura Koce Trajanovski dhe Nikolla Gruevski nga Komuna e Qendrës, kanë shpenzuar më shumë se 5 milion euro, para të qytetarëve.

Ndërsa nga ana tjetër Qyteti i Shkupit është me ajër të ndotur, në disa pjesë të qytetit rrugët janë mbuluara nga balta, ndërsa të tjerët nuk kanë ujësjellës vazhdimisht, Koce Trajanovski shpenzoi milion euro para të qytetarëve, vetëm që të përmbush teket e tij personale dhe të idollit të tij partiak Nikolla Gruevski.

Atyre nuk ju interesojnë kërkesat reale të qytetarëve, atyre ju intereson vetëm pasurimin personal nga pagesat e larta për barok, të ndërtuar nga stiropori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat