Për Visar Ganiun prioritet kultura, Çairi do të bëhet me 4 Qendra Rinore

Maqedonia

Për Visar Ganiun prioritet kultura, Çairi do të bëhet me 4 Qendra Rinore

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 09:15
Visar Ganiu në takimet e vazhdueshme të tij me bashkëqytetarët e Çairit

Visar Ganiu në takimet e vazhdueshme të tij me bashkëqytetarët e Çairit, ku po e prezanton programën politike të tij, vazhdimisht po  thekson se për të interaktiviteti është prioritet.

Duke i ikur mendimeve të vjetëruara për komunën tonë, unë kam përzgjedhur këtë pikë duke e parë si të nevojshme nga sugjerimet e të gjithë bashkëqytetarëve që vazhdimisht e potencojnë se ky projekt do e ndihmojë në shumë çështje jetën e qytetarëve të Çairit.

Po ashtu ai gjatë bashkëbisedimeve theksoi se i është larguar programeve të parealizueshme, dhe që nuk sjellin interaktivitet tek të rinjët si dhe tek të gjithë qytetarët e Çairit. Ai potencon se sidomos këto qendra rinore do të jenë si qendra për socializimin e të rinjëve mes veti, do e zhvillojnë interaktivitetin e Komunës sonë të përbashkët, do i japin frymë pozitive dhe energji pozitive.

 Në këto qendra rinore të gjithë qytetarët si dhe të rinjët gjatë pushimeve verore, do t’i shfrytëzojnë këto qendra rinore për shoqërim mes veti dhe do të organizojnë aktitivitetet e tyre rinore, që do ju mundësohen kushtet në këto qendra për të realizuar ata aktivitetet e tyre zbavitëse dhe shoqëruese ndërmes veti.

Ky model më së shumti ndikon edhe në afrimin e të rinjëve në vende të posaçme, që sjellë dobi tek ta në shumë pika, e sidomos e zhvillon idenë për atraktivitet, të krijojnë dhe shfaqin potenacialin e tyre, në fushat përkatëse, si p.sh shkathtësitë artistike, kulturore, sportive apo çfarëdo qofshin ato, ne jo vetëm që zotohemi, por kemi ndarë mjete nga buxheti për finalizimin kuptimplotë të këtij projekti, sepse bëhet fjalë për forcën tone të së ardhmes, e kjo është Rinia dhe energjia e Komunës së Çairit.

Poashtu në këto qendra ata do të kenë mundësinë që të organizojnë edhe aktivitetet në nivel shkencor, kulturor dhe edukativo arsimor.

Për këtë projekt janë planifikuar  gjithësejt 15,853,500,00 Den.

Edhe atë të ndara në listë për të itervenuar kështu:

1.Objekt i ri Qendër Rinore 15,300,000,00 Den

2. Adaptimi i hapësirës në SHF- ISMAI QEMALI 184,500,00 Den.

3- Adaptimi i hapësirës në SHF-LIRIA 184,500,00 Den.

4- Adaptimi i hapësirës në SHF-JASHAR BEJ 184,500,00 Den.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat