Sa kanë shpenzuar partitë politike në dhjetë ditët e para të fushatës zgjedhore në Maqedoni?

Maqedonia

Sa kanë shpenzuar partitë politike në dhjetë ditët e para të fushatës zgjedhore në Maqedoni?

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 10:44
Partitë politike në Maqedoni

Raportet e para për shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale – 2017 kanë arritur te KSHZ, Revizori shtetëror dhe Komisioni anti-korrupsion pikërisht para përfundimit të afatit.

Lëvzija Besa dhe dy partitë në pushtet – BDI dhe Aleanca për shqiptarët, sipas raporteve financiare që kanë dorëzuar shënojnë saldo negative.

BDI ka shpenzuar mbi 143.000 euro, edhe pse në llogarinë për zgjedhjet i kanë arritur 65.000 euro nga anëtarësia. Gjendje e ngjashme vërehet edhe me Aleancën për shqiptarët, ku në llogarinë e tyre kanë hyrë 32.500 euro, por kampanja dhjetë ditore i ka kushtuar 36.500 euro.

Partia opozitare Besa, në llogarinë e saj bankare ka pranuar gjithsej 19.000 euro nga donacionet dhe anëtarësia, ndërsa ka shpenzuar 19.500 euro.

Edhe partitë nga blloku politikmaqedonas kanë shpenzuar më shumë nga ajo që kanë pranuar.

Dhjetë ditët e para të fushatës, në llogarinë bankare të partisë në pushtet kanë arritur 40.000 euro dhe donacione prej rreth 211.000 euro nga anëtarësia, ku nga kjo llogari LSDM deri më tani ka shpenzuar 42.000 euro.

Në llogarinë e veçantë të partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM-së, në këtë periudhë nuk ka pasur hyrje të mjeteve të reja financiare. Por partia, në raportin për shpenzimet e deritanishme për fushatën zgjedhore ka evidentuar një shumë mbi 1.300 euro, para nga pagesat e anëtarësisë.

Partia më modeste me të hyra dh etë dala gjatë kësaj pjese dhjetë ditore të fushatës zgjedhore është ‘E majta’. Kanë pranuar 2.000 euro dhe kanë shpenzuar 1.300 euro.

Gjithsej 18 parti politike dhe kandidatë të pavarur kanë dorëzuar raport të llogaridhënies për paratë e shpenzuara gjatë kësaj periudhe.

Partitë, në raportet e tyre kanë theksuar se kryesisht finansohen nga donacionet e anëtarëve të partisë, si dhe të ardhurat që realizon vetë partia. Partitë politike i pret edhe një llogaridhënie financiare për dhjetë ditët e ardhshme të fushatës. Përveç kësaj, 30 ditë pas mbylljes së llogarisë së veçantë ata do të duhet të dorëzojnë edhe raportin përfundimtar të cilin janë të obliguar ta shpallin edhe në ueb faqet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat