Promovim i aplikacionit “Rruga organike” në Maqedoni

Maqedonia

Promovim i aplikacionit “Rruga organike” në Maqedoni

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Asociacioni për nisma zhvillimore ‘Zenit’ dhe Shoqata e agro-gazetarëve ‘Media plus’ sot do të promovojnë aplikacionin “Rruga organike” për telefona celular.

Aplikacioni mundëson kërkim dhe planifikim të vizitës te prodhuesit e ushqimit organik në Maqedoni, restorante, shitore dhe objekte turistike të cilat ofrojnë ushqim organik.

Është përgatitur në kuadër të projektit “Kaloni në organike-konsumatorët në fokusin e politikave bujqësore”, financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike dhe rritjes së besimit të konsumatorëve në prodhimin organik, dobitë e tij shëndetësore, ekologjike dhe shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat