Shtip, helmohen nga ushqimi 21 të punësuar në “Aktiva”

Maqedonia

Shtip, helmohen nga ushqimi 21 të punësuar në “Aktiva”

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 19:03
Shtip

Punonjësit u ankuan për diarre dhe vjellje dhe menjëherë janë hospitalizuar në repartin për kujdes instensiv në klinikën e Shtipit.

“Në klinikën infektive u paraqitën 21 persona me diarre dhe vjellje, pas marrjes së terapisë së nevojshme mjekësore, janë lëshuar në shërim shtëpiak”, shprehet mjeku.

 
Pronarët e firmës thonë se po e analizojnë rastin . Edhe pse dyshojnë se helmimi ka ardhur nga ushqimi, kompania pret analizat e inspektoriatit shëndetësor.
 
Firma ushqimin e merr nga një firmë keteringu . Është herta e parë që në një firmë në Shtip të paraqitet një rast helmimi masiv i të punësuarve,.
 
Më herët një gjë e tillë ndodhi në firmën Lear në Tetovë, e cila gjithashtu siguronte ushqimin për të punësuarit nga një firmë keteringu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat