Maqedoni, noterët për pesë vitet kanë fituar 40 milionë euro

Maqedonia

Maqedoni, noterët për pesë vitet kanë fituar 40 milionë euro

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 19:29
Ilustrim

Gjatë 5 viteve të fundit, në llogaritë e disa prej noterëve që punojnë në Maqedoni janë paguar mbi 90 milionë euro të hyra dhe fitime mbi 40 milionë euro. Kjo është treguar nga të dhënat nga regjistri qendror për TV 24.

Notereja, Aneta Petrovska Alekosva, është e para në listën e noterëve me të ardhura më të larta për katër vjet, ndërsa vitin e kaluar renditet e treta sa i përket shumës së të ardhurave. Kështu, për pesë vitet e fundit, të ardhurat e saj janë 2,800,000 euro, ndërsa fitimi është 1,200,000 euro. 

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror të Republikës së Maqedonisë, në pesë vitet e fundit, shfaqen zakonisht lista me emra të njejtë të noterëve me të ardhura më të larta. Në vitin 2012, Notereja Aneta Petrovska Aleksova kishte të ardhura prej gjysmë milioni euro dhe një fitim prej 345,000 euro. Noterët Nikolovski, Penxherkovski, Brashnarsa, Stojkoski, Paliq, Pulejkova, Nazmi, Klisaroski dhe Petreska kishin të ardhura 207,000 euro derin në 350,000 euro dhe fitojnë nga 30,000 euro deri në 193,000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat