Shanset e Maqedonisë për çeljen e negociatave me BE-në

Maqedonia

Shanset e Maqedonisë për çeljen e negociatave me BE-në

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 19:55
Diplomacia e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë

Diplomacia e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë kanë intensifikuar takimet dhe aktivitetet e përbashkëta, gjë që sipas njohësve të politikës së jashtme, mund të jetë një sinjal i qartë për celjen e shpejtë të negociatave me BE-në.

Te Qeveria jonë shoh qasje serioze rreth kësaj çështjeje. Mendoj se është shancë pasi asnjëherë nuk kemi pasur Qeveri më të mirë greke sesa ajo që është sot, në raport me këtë çështje. Ka disa majtistë që janë më liberal në raport me çështjet nacionale. Pa dyshim ka hapësirë për ndonjë marrëveshje.

Megjithatë ka dinamikë komplekse në dy vendet. Këtu kemi një opozitë që akoma është mjaftë e fuqishme dhe shohim se nuk heziton të flirtojë me nacionalizëm, me lajme të rrejshme, me mobilizim të anëtarësisë së saj”, – tha Lupço Petkovski, Eurothink. Zgjidhja e kontestit me Greqinë është kusht që Maqedonia të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, tha ditë më parë Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn. Ndërsa Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov u zotua se do ta bind BE-në që të fillojë negociatat vitin e ardhshëm. Petkovski vlerëson se fillimi i negociatave vitin e ardhshëm nuk është kundërshtim me qëndrimin e Komisionit Evropian se nuk do të zgjerohet deri në vitin 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat