Supremja 2 muaj afat për “Monstrën”, Osmani: rasti është përplot me gjëra të palogjikshme

Maqedonia

Supremja 2 muaj afat për “Monstrën”, Osmani: rasti është përplot me gjëra të palogjikshme

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 19:57
Monstra para Gjykatës Supreme

Pritje të ndryshme rreth zgjidhjes së rastit Monstra para Gjykatës Supreme, por ka edhe interpretime të ndryshme në lidhje me afatin në të cilin gjykata supreme duhet të vendosë.

Ish gjykatësi hetues nga gjykata themelore e Gostivarit, Sejfulla Osmani, thotë se afatet e përgjithshme vlejnë edhe për këtë gjykatë  përkatësisht pas seancës publike në afat prej 60 ditëve duhet të sillet vendim. Edhe pse siç thotë ai, praktika e keqe e tejkalimit të afateve është shumë e pranishme tek gjykatat, pritet që lënda të kthehet përsëri në procedurë. 

“Mendoj se në këtë rast Gjykata Supreme në bazë të provave dhe rrethanave dhe në bazë të gjendjes faktike duhet të vërtetojë në qoftë se në atë rast është shqyrtuar gjithçka ose jo, që sipas meje mendoj se jo, dhe ka pasur mjaft gjëra të pa logjikshme, nga ajo që kam mësuar nga mediat. Jam i bindur dhe besoj se do të ketë vendim”, tha Sejfulla Osmani, Ish gjykatës hetues nga Gjykata Themelore e Gostivarit. Në pyetjen e TV21 deri tek gjykata supreme se kur do të sillet vendim, prej atje morëm përgjigje jo precize.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat