Menduh Thaci e dridh e Tetovën

Maqedonia

Menduh Thaci e dridh e Tetovën

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:06
Lideri i PDSH-së ,Menduh Thaci

Lideri i PDSH-së ,Menduh Thaci para një numri të madh të simpatizantëve në Tetovë deklaroi se mesazhi i këtyre zgjedhjeve është ndryshimi në komunat e pa zhvilluara shqiptare, si dhe

Mesazhi tjetër mungesa totale e lirisë dhe të drejtave themelore të shqiptarë ve në Maqedoni. Ai theksoi se këtë mesazh duhet ta kuptojnë drejtë bashkësia ndërkombëtare, Shqipëria dhe Kosovë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, pas këtyre zgjedhje më nuk do të tolerohet faktin që disa komuna maqedonase zhvillohen vazhdimisht, ndërsa komunat shqiptare vazhdojnë të jenë me gropa e pa asnjë investim. Thaci u shpreh i bindur se kandidati i PDSH-së, Bardhyl Dauti do ti fitojë zgjedhjet në komunën e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat