Rrahin keq vjedhësin, suspendohen dy policë

Maqedonia

Rrahin keq vjedhësin, suspendohen dy policë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 23:02
Ilustrim

Për shkak të tejkalimit të kompetencave kundër dy shërbyesve policor është ngritur procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe ata janë suspenduar nga vendi punës deri në përfundimin e procedurës ka informuar Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni.

Më 28 shtator  gjatë kryerjes së detyrës në shërbimin e patrullës policore, policët R.B dhe V.N nga stacioni policor I Karposhit, e kanë  kapur personin A.R duke kryer vepër kundërvajtës vjedhje në parfumerinë në qendrën tregtare në Shkup. Gjatë intervenimit nëpunësit policor pa nevojë kanë përdorur forcën fizike ndaj kryerësit të veprës me çka ai ka pësuar lëndime në pjesën e fytyrës. Me veturën e ndihmës së shpejtë ai është dërguan në qendrën klinike në Shkup, kurse për shkak të lëndimeve serioze është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm. Për rastin është informuar njësia për kontroll të brendshëm , për hetime kriminalistike dhe standarde profesionale. Pas  kësaj nga ana e  prokurorit publik janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme thuhet në njoftimin e MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat