Ndryshimi i kohës “goditi” të sëmurët kronikë

Maqedonia

Ndryshimi i kohës “goditi” të sëmurët kronikë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 23:52
Ilustrim

Rënie e temperaturave me më shumë se dhjetë gradë dhe presioni atmosferik në rënie shkaktojnë probleme serioze shëndetësore për të sëmurët kronik. Për 24 orë ndihmë mjekësore nga Ndihma Urgjenca kanë kërkuar 110 qytetarë.

Vendi nga mbrëmë ndikohet nga një masë e ftohtë e lagësht. Në zonat më të larta Mavrovë, Llazaropolë, dhe në pjesët veriperëndimore ka reshje të rënda dhe ka një mbulesë dëbore, në të cilën ka pasur të reshura  prej 20 litrash për metër katror, mot i tillë do të mbajë deri në fund të ditës. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thotë se temperatura e ditës ishte 6 deri në 12 gradë Celsius.

Të hënën dhe të martën do të ketë rënie të mëtejshme në temperaturat në mëngjes, duke filluar nga -1 në 6 gradë, por temperatura ditore do të rritet. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” u bën thirrje pjesëmarrësve të trafikut për të ngarë makinën dhe për të rregulluar shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ata theksojnë se në luginat dhe grykët mund të ndodhin rrëshqitje të vogla dheu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat