Çiçakovski: Lista zgjedhore, bazë e mirë për zgjedhje fer dhe të besueshme

Maqedonia

Çiçakovski: Lista zgjedhore, bazë e mirë për zgjedhje fer dhe të besueshme

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 10:57
Aleksandar Çiçakovski

Pranuam vetëm tridhjetë kërkesa për regjistrim, ndryshim ose fshirje nga të dhënat e Listës zgjedhore të vendit. Vetë kjo tregon se të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor vlerësojnë se i njejti paraqet bazë të mirë për realizimin e zgjedhjeve fer dhe të besueshme, thotë në intervistë për Radio Evropa e Lirë kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski.

Në pyetjen e gazetares për atë se sa real është numri prej 1.8 milionë votuesve në një shtet me 2 milionë banorë, Çiçakovski tha se vendimi për të mbylljen e Listës zgjedhore dhe konfirmimit të këtij numri është bërë me konsenzus në KSHZ dhe vlerëson se kjo paraqet një pikë fillimi të mirë për zgjedhje fer dhe demokratike. Ai tha se indikator i mirë është vetë fakti që numër i madh i qytetarëve kanë kryer kontroll të të dhënave të tyre gjatë periudhës së kontrollit publik në KSHZ, si nëpërmjet ueb-faqes së saj, ashtu edhe në vetë zyrat e KSHZ-së. Si element tjetër përmendi edhe kontrollin e kryer nga vetë partitë politike në Listën zgjedhore të vendit.

“KSHZ, vendimin për mbylljen e Listës zgjedhore e solli në seancë publike në të cilën u ftuan të gjithë mediat, institucionet përkatëse, vëzhguesit e akredituar dhe e njejta është e shpallur në ueb-faqen e KSHZ-së, gjegjësisht është në qasje të qytetarëve. Ka vërejtje të caktuara nga ekspertë të caktuar, por unë vlerësoj se gjendja e vazhdueshme e Listës zgjedhore reflekton kornizën ligjore dhe shkallën e saktësisë së të dhënave që ne marrim nga institucionet përkatëse”, tha Çiçakovski në pyetjen e gazetares se pse nuk kanë dalur me deklaratë për të thënë se a është pastruar lista zgjedhore ose edhe vetë ata nuk e besojnë këtë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat