Ulet niveli i ujit të lumenjve në Maqedoni

Maqedonia

Ulet niveli i ujit të lumenjve në Maqedoni

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Nivelet e lumenjve Drini i Zi afër Llozhanit dhe Vardar afër Jegunocës janë pesë herë më të ulëta nga mesatarja e muajit tetor, tregon matja e sotme hidrologjike e DPHM-së.

Ulje të nivelit të ujit ka edhe lumi Vardar në afërsi të Shkupit, Lumi i Zi te Novaci, Sateska në afërsi të Botuni, Kriva Reka afër Kriva Pallankës, Treska te Makedonski Brod dhe Pçinja te Banja e Katllanovës.

Nivel më të lartë nga mesatarja e tetorit ka vetëm në lumin Vardar në afërsi të Demir Kapisë dhe Bregallnica në Berovë.

Sipas matjeve të DPHM, niveli i Liqenit të Dojranit është rritur përsëri, nga -82 cm, sa është mesatarja për muajin tetor, në 174 cm, ndërsa Liqeni i Ohrit është pak nën nivelin mesatar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat