Lëvizja Besa me disa aktivitete gjatë ditës së sotme

Maqedonia

Lëvizja Besa me disa aktivitete gjatë ditës së sotme

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:21
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa, sot ka caktuar disa aktivitete në Komunën e Çairit, dhe atë të Butelit.

– në ora 16.00 kandidati i Lëvizjes BESA për Çair, z. Zeqirija Ibrahimi, do të mbajë një tubim tek stadioni në Fushë Topanë në Çair.

– në ora 16.30 kandidati i Lëvizjes BESA për Butel, z. Naser Curri, sëbashku me kandidatët për këshillin e Butelit organizojnë marshutë duke filluar nga “Kam Marketi” në Shkup Veri dhe pastaj nga këtu do të vizitohet lagjja Vizbeg.

– në ora 20.00 është organizimi i Tubimit Qendror për komunën e Zhelinës, në Sallën e Sportit në Zhelinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat