VMRO-ja vazhdoi fushatën në Probishtip

Maqedonia

VMRO-ja vazhdoi fushatën në Probishtip

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:23
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski

VMRO-DPMNE-ja në vazhdën e fushatës zgjedhore mitingun e radhës e mbajti në Probishtip. Opozitarët në këtë qytetet kërkuan votën e qytetarëve për siç u shprehën zhvillimin e Probishtipit në sferën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski akuzoi pushtetin aktual për qasje mafioze dhe revanshizëm ndaj kundërshtarëve politik. Sipas Gruevskit, Qeveria aktuale po çon vendin drejtë shkatërrimit dhe rënies së lirë ekonomike duke mos shfrytëzuar investime kapitale dhe mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme.

"15 tetori është mundësi për t’i dërguar një porosi ndaj çështjes nëse pajtoheni që të vazhdojë rënia e eksportit në vend ose ekonomia të ecë përpara ashtu si në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. A jeni për tatime më të ulëta apo për tatime të rritura ashtu siç paralajmërojnë? A jeni për rroga të zvogëluara ashtu si rroga mesatare apo jeni për rritje të rrogave?" – ka thënë Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat