Trajanovski paralajmëron rikonstruim të pjesës së dytë të Parkut të Qytetit

Maqedonia

Trajanovski paralajmëron rikonstruim të pjesës së dytë të Parkut të Qytetit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:32
Koce Trajanovski

Rikonstruimi i sipërfaqeve ekzistuese dhe vendosja e sipërfaqeve të reja dhe parqeve në Shkup është një prej prioriteteve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” për katër vitet e ardhshme, deklaroi sot kandidati për kryetar komune, Koce Trajanovski.

Sipas tij, një prej projekteve më të mëdha të parapara është rikonstruimi i pjesës së dytë të Parkut të Qytetit.

“Pas pothuajse 50 vjet dhe për herë të parë prej ndërtimit të tij parashohim rikonstruim të plotë të pjesës së dytë të Parkut të Qytetit. Me këtë projekt është paraparë vendosja e gjelbrimit të ri, rrjetit për hidratim dhe ndriçim, si dhe mbjellja e 5.000 drunjve. Me këtë mega projekt do të bëhet edhe ripërtëritja e urave ekzistuese dhe shtigjeve, do të pastrohen liqenet dhe kanalet, do të vendoset pajisje e re urbane dhe rekuizita për fëmijë, si dhe toalete të reja publike”, informoi Trajanovski.

Realizimi i këtij mega projekti, shtoi, do të jetë në më shumë faza dhe do të kushtojë disa milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat