Most: Kandidatët për kryetarë të komunave keqpërdorën resurse publike

Maqedonia

Most: Kandidatët për kryetarë të komunave keqpërdorën resurse publike

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:26
Most

Pjesa e parë e fushatës zgjedhore kryesisht kaloi në mënyrë të relaksuar mes qytetarëve, me aktivitete intensive nga ana e pjesëmarrësve në tubime – nga fushata derë më derë deri te tubimet më të mëdha partiake.

Janë vërejtur ngjarje të përbashkëta të kandidatëve për kryetarë të komunave në disa komuna: pastrimi nga mbeturinave, takime në kafene, nënshkrimi i deklaratave dhe takime me qytetarë.

Ky është vlerësimi i Asociacionit qytetar MOST nga vëzhgimi i fushatës në periudhën 25 shtator – 4 tetor 2017. MOST detektoi keqpërdorime të resurseve publike, më shpesh nga kryetarë komunash të cilët janë kandidatë në zgjedhje, ndërkaq është vërejtur, siç thekson, edhe presion për prani të ngjarjes partiake në një komunë, organizim i ngjarjeve partiake gjatë orarit të punës në dy komuna nga ana e kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE, si dhe një rast i shantazhimit për votim për një kandidat të pavarur. “Jemi dëshmitarë edhe të demolimit të dhjetë shtabeve zgjedhore të katër partive më të mëdha në tetë komuna dhe shkatërrim i materialit propagandues në gjashtë komuna”, thekson MOST.

Sipas Asociacionit qytetar, disa nga vendimet e Komisionit shtetëror zgjedhor u sollën në mbledhje për të cilat vëzhguesit nuk ishin të informuar. Gjithashtu, KSHZ nuk i miratoi procesverbalet e veta me kohë, që pamundëson kontroll të plotë në punën e tij, ndërsa disa nga vendimet dhe raportet e miratuara nuk janë publikuar në ueb-faqen e tij. MOST e vëzhgoi formimin e këshillave zgjedhor nga ana e 48 komisioneve komunale zgjedhore (KKZ) dhe konstatoi se për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore kur u vërejtën disa parregullsi, tani, në pjesën më të madhe procedura është në pajtim me Kodin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat