Zgjedhjet lokale, burg për ata që shesin dhe blejnë votën

Maqedonia

Zgjedhjet lokale, burg për ata që shesin dhe blejnë votën

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:16
Ilustrim

Shitja e votave në zgjedhjet lokale mund t’ju kushtojë shtrenjtë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetarëve që do të pranojnë të shesin votën e tyre.

Me ndryshimet në Kodin Penal parashihet dënim me së paku 5 vite burg e më shumë për atë që do ta shes votën e tij. I njëjti dënim vlen edhe për atë që do ta blejë votën e qytetarit. Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren paratë, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e votës dhe ende pa marë shpërblimin e fituar.Kodi penal – Neni 162:1.

Ai që personit me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose interes tjetër, me qëllim që ta përfitojë që mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e zgjedhjes, do të dënohet me burg prej së paku viteve. Me dënimin e nenit 1 do të dënohet edhe personi me të drejtë vote i cili do të kërkojë për vete shpërblim ose interes tjetër, ose do të pranojë dhuratë ose interes tjetër, për ta kryer, mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e e zgjedhjes.Kodi Penal parashikon dënime me burg edhe për shkeljen e privatësisë së votimit që në shumë cikle të kaluara zgjedhore është përfolur si një formë tjetër e presionit dhe shitjes së votës.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat