Përkrahje e fuqishme për Visar Ganiun nga familjet gjakovare të Shkupit

Maqedonia

Përkrahje e fuqishme për Visar Ganiun nga familjet gjakovare të Shkupit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:20
Visar Ganiu

Sot në organizimin e shoqatës gjakovare, “Sofra gjakovare” nga Shkupi, kandidati për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu shpalosi projektet e tij të cilat janë inkorporuar në Kontratë.

Aty ishin prezentë edhe kandidatët për këshilltarë në listën e këshilltarëve të qytetit të Shkupit, Enver Maliqi dhe Halide Palloshi dhe kandidatët të tjerë për këshilltarë nga lista e këshilltarëve për komunën Çair. “Është shumë e rëndësishme të votojmë Visar Ganiun dhe veçanërisht listat për këshilltarë, sepse nëse jemi më tepër këshilltarë në numër, atëherë do të kemi mundësinë që të votojmë për më tepër projekte të cilat janë në interes të shqiptarëve e sidomos në interes të Çairit. 

Prandaj apeloj, që mos ta humbasim këtë shans historik që të jemi sa më të përfaqësuar aty ku mund të kontribuojmë për të mirën e të gjithëve” – mes tjerash theksoi Enver Maliqi. Në prezantimin e tij Visar Ganiu i shpalosi të gjitha shtyllat të cilat janë të përfshira në programin e tij të quajtur Kontrata dhe veç e veç të gjitha i sqaroi në detaje. “Unë jam kandiduar me një qëllim të vetëm, që t’i shërbej bashkëqytetarëve të mi, e jo të bëj politika të mëdha. Politikat e mëdha ua lë politikanëve, sepse unë dua të jem baba i kësaj komune dhe të merrem vetëm me komunën dhe mirëqenien e qytetarëve të Çairit. Me ndihmën tuaj, të bashkëqytetarë të mi, ne do ta bëjmë një komunë e cila do të jetë e bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat