Druri për djegie është shpërndarë tek konsumatorët

Maqedonia

Druri për djegie është shpërndarë tek konsumatorët

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:24
Ilustrim

Pyjet e Maqedonisë kanë probleme se si t’i dërgojnë të gjitha sasitë e porositura të druve para fillimit të sezonit të ngrohjes. Sipas menaxhmentit, ish drejtori Zharko Karaxhoski, pasi u ndërrua pushteti, është ndërprerë i gjithë aktiviteti në teren si për prerjen ashtu edhe për dërgimin e druve te depot dhe qytetarët. Por, sipas menaxhmentit, nuk ka vend për panik.

Kemi marrë përsipër 302.866 metra kub, ndërsa deri më tani janë dërguar rreth 249.306 metra kub dhe për dërgim mbeten rreth 53.600 metra kub. Kjo sasi do të dërgohet deri në fund të vitit, dhe të gjitha palët që bashkëpunojnë me NP Pyjet e Maqedonisë do të jenë të kënaqur – tha Zharko Anastasieski, ndihmës drejtor i Pyjeve të Maqedonisë. Kërkesa më e madhe për dru për ngrohje sikurse në të kaluarën është nga Shoqata e Pensionistëve. Sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve, “Gjorçe Petrov” Meto Novakovski, deri më tani pjesa më e madhe e masës së porositur të druve është dërguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat