Ahmeti: Në 2013 të mbështetëm për mos ta humbur Strugën, tani do masim forcat

Maqedonia

Ahmeti: Në 2013 të mbështetëm për mos ta humbur Strugën, tani do masim forcat

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:28
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zgjedhur pikërisht Ladorishtën e Strugës që t’u përgjigjet flakë për flakë akuzave të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela në adresë të Partisë për shkak të kandidaturës së Ramiz Merko për postin e kryetarit të Strugës.

Ziadinit, tha kryetari Ahmeti, ia kam bërë me dije që para zgjedhjeve se këtu do t’i masim forcat: ‘Më 2013, ju jeni të gjallë, kam ardhur këtu, jam shqetësuar më shumë se vet Ziadini që Strugën mos e humbim. Dhe, jam angazhuar me të gjitha ekipet e mia! Unë pas krahëve dhe pas shpine nuk i veproj kurkujt! Ziadinit i kam thënë: Në Strugë do matemi, do dalim në fushë të mejdanit, Dhe, këtë ia kam thënë para se të shpallen zgjedhjet!’- tha Ahmeti duke i rekomanduar kreut të Aleancës që të flasë me partitë e reja – le ta mbështesin, por ama të tërhiqet BDI-ja nga fronti dhe të lë anëtarësinë, kjo nuk vjen parasysh! BDI-ja, tha kryetari Ahmeti ofron zotin Merko si zgjidhjen më të mirë për komunën e Strugës. Para aktivit të BDI-së në Ladorishtë, lideri i shqiptarëve në Maqedoni ka ritheksuar dhe një herë shqetësimin e tij për fragmentarizimin e organizimit politik, por edhe të votës shqiptare: ‘Në vazhdimësi i kam thirrë njerëzit të mos ndahen. U kam bërë thirrje partive politike, grupeve, iniciativave qytetare – duke u ndarë e humbim forcën, nuk jemi të rëndësishëm! Së paku, le të bashkohen të gjithë kundër BDI-së, por mos ndahen copa-copa shqiptarët!’- tërhoqi vërejtjen kryetari Ahmeti duke pranuar se ndjehet shumë i shqetësuar kur vijnë delegacionet e huaja nga shqiptarët shkojnë gjashtë përfaqësi, secila me kërkesat e veta, e nga pala maqedonase vetëm dy – pozitë e opozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat