Bazat e gazifikimit askund, partitë vazhdojnë premtimet

Maqedonia

Bazat e gazifikimit askund, partitë vazhdojnë premtimet

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:29
Bazat e gazifikimit

Të paktën edhe tre vite gazifikimi do të mbetet vetëm në letër, thonë ekspertët. Analizat e tyre tregojnë se në Maqedoni ende nuk janë vendosur bazat e gazifikimit, që do të thotë se skenari më optimist është se amvisëritë të furnizohen me gaz pas 5 viteve e më tepër

Sipas ekspertëve, deri sa gazifikimi i shtetit shihet si propagandë, ky projekt kapital asnjëherë nuk do të realizohet. Shteti dhe Qyteti i Shkupit dëshironin që maksimalisht të përfitojnë, gjegjësisht kërkonin nga investitotrët që në afat sa më të shkurtër kohor të ndërtojnë rrjet për shpërndarje, madje në pjesët e largëta siç është Saraji dhe Petroveci, të ndërtohen 75% nga ky rrjet, që është e papërballueshme në aspekt ekonomik për një investitor. Por, ky rrjet për 5 deri në 7 vite mund të zgjerohet, por në fillim, apo më saktë në tre vitet e para nuk do të mund t’i kthejnë shpenzimet e tyre pasi do të kenë humbje – deklaroi Konstantin Dimitrov, komiteti energjetik i Maqedonisë. Për dallim nga Dimitrov, drejtori i Makpetrol, Andrea Jisifovski, thotë se qeveria e Nikola Gruevskit për t’i evituar kontrollet gjatë furnizimeve publike, qëllimisht e ka larguar kompaninë “Gama” e cila në të kaluarën ka ndërtuar pjesën më të madhe të rrjetit të gazit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat