Premtime megalomane, projekte esenciale, ende flitet për kanalizime dhe rrugë

Maqedonia

Premtime megalomane, projekte esenciale, ende flitet për kanalizime dhe rrugë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 21:28
Ilustrim

Partitë politike vazhdojnë me fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale. Vetëm 18 për qind e popullatës është mbuluar me rrjet kanalizimi, prandaj në fokus të diskutimeve të tubimeve partiake, ende bëhen premtime për projekte të tipit rrjet kanalizimi, ujë të pijshëm e asfaltim rrugësh, duke mënjanuar kështu premtimet për projekte më të avancuara.

Më vjen keq se edhe pas disa viteve të më vetësimit të komunës ne në premtimet tona duhet ta shtyjmë ende ujin, duhet ta shtyjmë ende kanalizimin, duhet ta shtyjmë ende ndriçimin, duhet ta shtyjmë ende pastërtinë”, tha Bashkim Bakiu, kandidati i Lëvizjes Besa për komunën e Sarajit. “Imagjinoni jetojmë rreth Malit Sharr kurse nuk kemi ujë të pijshëm.

Duhet të përmendim gjithashtu infrastrukturën, një pjesë të rrugëve janë ndërtuar por një pjesë e mirë duhet të ndërtohet”, u shpreh Alban Xhemaili, kandidati i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Bogovinës. “Në fushën e ambientit jetësor jemi në përfundim e sipër të një nga projektet më të mëdha të stacionit filtrues që ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza, një fond që kemi arritur ta marrim nga zyrat e Bashkimit evropian nga IPA fondet”, tha Fatmir Dehari, kandidat i BDI-së për komunën e Kërçovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat