Stamenkovska: LSD ka privatizuar në rrugë kriminale gjigandin "Barnatoret e Qytetit"

Maqedonia

Stamenkovska: LSD ka privatizuar në rrugë kriminale gjigandin "Barnatoret e Qytetit"

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 13:10
Stamenkovska

“LSD i ka privatizuar kompanitë në rrugë kriminale , kompanitë të cilat ishin sinonim për qytetin e Shkupit, si tregu i Shkupit, Toplifikimi dhe shumë kompani tjera” deklaroi Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE.

Kjo lloj shitje kriminale ka ndodhur edhe me gjigantin farmaceutik “Barnatoret e Qytetit” ku prona ka shkuar tek pronarët e   barnatoreve të mëdha njerëz të afërt të LSD. Qeveria e atëhershme e LSD duke u udhëhequr nga  arsye luksi dhe pa ndonjë arsyetim ekonomik ka sjellë vendim që ta shes gjigantin farmaceutik “Barnatoret e Qytetit”   e cila kishte 40 barnatore në gjithë qytetin e Shkupit, tha Stamenkovska. 

Shitja kriminale e “Barnatoreve të Qytetit” ka përfunduar me lëshimin masiv të punëtorëve  nga puna, kurse përfitimi prej disa milion ka shkuar tek pronarët dhe blerësit Sot të njëjtit njerëz që mbyllën kompanitë premtojnë jetë në Shkup. Kjo do të thotë krim, vjedhje dhe mosrespektim të ligjit në qytetin e Shkupit, deklaroi Nevenka Stamenkovska. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat