Kombinimi i “frikshëm” që do nxirrte fitues Selën në Strugë dhe Bejtën në Gostivar

Maqedonia

Kombinimi i “frikshëm” që do nxirrte fitues Selën në Strugë dhe Bejtën në Gostivar

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 07:55
Ziadin Sela

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët janë në përballë njera-tjetrës në komunat e Gostivarit dhe Strugës ku duhet të garojnë edhe në raundin e dytë, ndërkohë që kur jemi në fund të procesit të numërimit të votave online kanë filluar të qarkullojnë edhe spekulimet mbi marrëveshjet mes partive.

Një prej tyre ka të bëjë me një “marrëveshje” të mundshme mes BDI-së dhe Aleancës së Shqiptarëve për komunat e Gostivarit dhe Strugës. Në këtë të fundit flitet për tërheqjen e Ramis Merkos për t’i hapur rrugën Zijadin Selës, ndërsa “borxhin” e Strugës, Sela do t’ja kthejë BDI-së në Gostivar ku duhet të tërheqë Taravarin për t’i hapur rrugën Bejtes.

A do të ndodhë kjo? Mbetet për t’u parë megjithatë aleancat mes partive për raundin e dytë sapo kanë filluar të qartësohen ku edhe Besa deklaroi se do të mbështeste partinë e Selës në Dibër kundër BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat