Kandidati i Besës për Gostivarin: Në raundin e dytë të votohet Taravari

Maqedonia

Kandidati i Besës për Gostivarin: Në raundin e dytë të votohet Taravari

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:27
Asaf Ademi

Kandidati i Lëvizjes BESA në Gostivar, Asaf Ademi ka folur i vetëm duke theksuar se mbështetja në raundin e dytë i shkon Arben Taravarit.

Ai në një postim në facebook sot në mëngjes ka shkruar se kjo ishte ajo që ka arritur të fitojë në Gostivar, duke qenë larg pritshmërive të tij, ndërsa nuk mungoi përkrahja për raundin e dytë për Taravarin e Aleancës për Shqiptarët.

Ja edhe postimi i tij i plotë

Populli gjithmone ka te drejte. Edhe pse rezultati eshte shume larg pritshmerive te mija, me gezon fakti qe ne Gostivar mbijetoi fryma opozitare. Falemnderohem te cdonjeri qe me voten e tij besoi ne vizionin tim. #elhamdulillah, shume mesime nxora edhe nga kjo sprove.

Ashtu siç thashe gjate kampanjes Gostivari ka nevoje per ndryshime, andaj bej thirrje qe ne raundin e dyte te votohet Arben Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat