Arrestohen pesë persona që sulmuan Selën në Kuvend

Maqedonia

Arrestohen pesë persona që sulmuan Selën në Kuvend

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 09:52
Sulmi ndaj Ziadin Seles

Prokuroria Publike sot njoftoi se në procedurën që zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për ngjarje që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill, për sulmin ndaj Ziadin Selës prokurori publik dha urdhër për zgjerimin e hetimit për pesë persona tjerë për kryerje të veprës penale tentativë për vrasje të kryer në bashkëpunim.

“Pesë personat, pas kërkesës së prokurorit publik janë privuar nga liria gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre. Gjatë ditës Prokuroria do të ndërmarrë veprime për konfirmimin e fakteve dhe kundër personave tjerë”, njoftuan nga Prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat