Më shumë detaje për rrahjen e përgjakshme mbrëmë në Bit Pazar

Maqedonia

Më shumë detaje për rrahjen e përgjakshme mbrëmë në Bit Pazar

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Policia e Maqedonisë ka dhënë më shumë informacione për rrahjen e përgjakshme në ndalesën e autobusit në Bit Pazar në Shkup mbrëmë pas lojës Real Sociedad-Vardar.

Huliganë të grupit të tifozëve të Vardarit, ”Komiti” kanë provokuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike në kryeqytet.

”Prishja e rendit publik është shkaktuar rreth orës 21 në bulevardin ”Krste P. Misirkov”. Njëri nga tifozët e ka kapur timonin e autobusit numër 50 dhe ka shkaktuar aksident me autobusin numër 20 dhe ka shkaktuar aksident rrugor.”

”Kur është ndaluar autobusi numër 50, tifozët kanë dalë nga autobusi dhe kanë vazhduar të ushtrojnë dhunë ndaj njerëzve që kanë pritur në stacionin e vogël. Gjatë rrahjes, kur ka mbërritur policia, të njejtët janë larguar në drejtime të ndryshme.”

”Tre persona të lënduar me vetura të policisë dhe Ndihmës së shpejtë janë nisur për tek Klinikat e Shkupit me lëndime të lehta. Deri tani është arrestuar personi R.B. Nga MPB janë marrë të gjithë masat për të pastruar rastin në fjalë dhe janë marrë të gjithë inçizimet e kamerave të sigurisë nëpër autobusë” thonë nga MPB e Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat