Sot është dita e luftës revolucionare të Maqedonisë

Maqedonia

Sot është dita e luftës revolucionare të Maqedonisë

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë.

Me këtë rast, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë do të vendosin lule para përmendores së Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit.

Këtë vit nuk do të ndahet çmimi shtetëror “23 tetori” për shkak se komisionit për ndarjen e këtij çmimit i ka përfunduar mandati në shkurt të këtij viti. Ky vendim është marrë në seancë qeveritare

Formimi i VMRO-së nënkupton fillimin e lëvizjes të organizuar maqedonase revolucionare që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezulton me krijimin e shtetit modern të pavarur të Maqedonisë. 

Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat