PLD propozon largimin e “23 Tetorit” nga festat shtetërore

Maqedonia

PLD propozon largimin e “23 Tetorit” nga festat shtetërore

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 13:20
Ilustrim

Partia Liberal-Demokrate (PLD) e Maqedonisë ka propozuar që festa e “23 Tetorit” e cila shënohet sot, për herë të fundit të ketë statusin e festës shtetërore.

Nga kjo parti thonë se për largimin nga festat shtetërore të “23 Tetorit” ka shumë arsye, nga të cilat siç thonë, çdo njëra mund të jetë e mjaftueshme për këtë vendim.

“Më e rëndësishme është arsye të mos e detyrojmë popullin të festojë festë të një partie politike, e cila po i humb mbështetësit e saj dhe shumë prej tyre mbeten të zënë ngushtë nga ajo”, thonë nga PLD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat