Teste psikologjike për mbrojtjen e shëndetit mental të fëmijëve

Maqedonia

Teste psikologjike për mbrojtjen e shëndetit mental të fëmijëve

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 15:12
Simpoziumi shkencor per standardizim

Është e domosdoshme ngritja e vetëdijes për rëndësinë e përdorimit të drejtë të testeve psikologjike në Republikën e Maqedonisë në arsimin parashkollor dhe fillor, ndërsa me atë edhe për rëndësinë për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit mental të fëmijëve.

Kjo u theksua në simpoziumin shkencor për standardizimin e testeve psikologjike ndërkombëtare me temë “Përdorimi i testeve psikologjike në sferën e arsimit parashkollor dhe fillor në funksion të zhvillimit të shëndetit mental të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë”, që mbahet sot në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko – juridike në Shkup. Simpoziumin e organizon laboratori psikologjik në kuadër të Institutit dhe është pjesë e ciklit të prezantimeve, i cili është quajtur “E mërkura shkencore”, dhe i cili zbatohet prej ekzistimit të tij. “Që të mund të flasim për mbrojtjen e shëndetit mental duhet të fillojmë prej mjeteve tona kryesore, ndërsa ato janë testet psikologjike. Për fat të keq nuk kemi teste dhe prandaj e nisëm gjithë këtë proces në një standardizim dhe adaptim kulturor të testeve para testeve ndërkombëtare të cilat përdoren jashtë vendit”, theksoi prof. Eleonora Serafimovska e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko – juridike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat