Në Vinicë, Zërnovc, Çeshinovë e Dibër votojnë 210 persona të palëvizshëm

Maqedonia

Në Vinicë, Zërnovc, Çeshinovë e Dibër votojnë 210 persona të palëvizshëm

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Komisionet komunale në Vinicë, Zvërnovc, Çeshinovë dhe Dibër përmes komisioneve zgjedhore po realizojnë votimin e të sëmurëve dhe personave të palëvizshëm në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Në komunën e Vinicës sipas kryetarit të komisionit komunal Aco Gjorgiev sot votojnë 101 persona prej të cilëve 80 janë në listë nga rrethi i parë dhe 21 nga lajmërimi në rrethin e dytë, në këtë komunë nesër votohet në 33 vendvotime ku gjithësejt ka 17.354 votues.

Në komunën Zvërnovc sot votojnë 21 persona të sëmurë dhe të palëvizshëm, 9 janë nga rrethi i parë dhe 12 të tjerë të lajmëruar në rrethin e dytë. Në këtë komunë nesër votohet në 4 vendvotime për 2.628 votues.

Në komunën e Çeshinovës sot votojnë 27 votues të palëvizshëm, 22 nga rrethi i parë dhe 5 të tjerë të lajmëruar për rrethin e dytë. Në këtë komunë nesër votohet në 13 vendvotime për 5.695 votues.

Në Dibër do të votojnë 61 persona të sëmurë dhe të pamundur. Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të votojnë 61 persona të sëmurë dhe të pamundur.

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor konfirmuan se sot në orën 10 do të fillojë shpërndarja e materialit zgjedhor. Në këtë komunë nesër do të votohet në 27 vendvotime, ndërsa në Listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 18.406 persona me të drejtë vote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat