Këto janë kandidatët që pretendojnë të zënë vendin e ish prokurorit Zvërlevski

Maqedonia

Këto janë kandidatët që pretendojnë të zënë vendin e ish prokurorit Zvërlevski

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 13:57
Marko Zvërlevski

Në garë janë 23 kandidatë për të zënë karrigen e prokurorit publik të Maqedonisë. Mes tyre është anëtari aktual i Këshilli të Prokurorëve Publik, Lubomir Joveski, i cili ishte edhe zëvendës i prokurorit publik.

Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën që është përcaktuar për nesër do t’i rishikojë aplikimet e kandidatëve për trashëgimtar të Marko Zvërlevskit, gjegjësisht për zgjedhje të prokurorit të ri shtetëror, bën të ditur Portalb.Listën e 23 kandidatëve që kanë aplikuar, qeveria e ka dorëzuar te Këshilli këtë muaj me të 20-tin si dhe pritet që shqyrtimi të përfundojë deri në fund të javës dhe Këshilli të deklarohet se cilit prej kandidatëve do t’i jepet vlerësim pozitiv.

 Sipas procedurës ligjore, Këshilli i Prokurorëve Publik kërkesës së qeverisë ka afat 15 ditë që t’i jep mendim pozitiv ose negativ me shkrim për të gjithë kandidatët që janë aplikuar pas shpalljes që i plotëson kushtet në pajtim me ligjin. Pastaj qeveria duhet të dorëzojë propozim te Kuvendi për emërimin e prokurorit të ri nga kandidatët e paraqitur për të cilët Këshilli ka dhënë mendim pozitiv. Nëse Këshilli në afat prej 15 ditëve nuk jep mendim për kandidatët e propozuar, do të kenë edhe 15 ditë tjera afat. Por nëse edhe atëherë nuk deklarohen, atëherë mendimi do të llogaritet si pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat