Zaev feston përkrah komunitetit LGBT, premton ligj për ta

Maqedonia

Zaev feston përkrah komunitetit LGBT, premton ligj për ta

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Përkrahje për LGBTI-në, Ligj të ri për mbrojtje nga diskriminimi, dënim i fajtorëve për incidentet dhe sulmin mbi qendrën e LGBTI-së, premtoi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev, në shënimin e pesëvjetorit të themelimit të Qendrës për përkrahjen e LGBTI-së.

Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë që një kryeministër të marrë pjesë në kësi lloj ngjarje dhe të japë përkrahje të hapur për komunitetin LGBTI, shkruan Nova.

Kryeministri Zaev me këtë rast e bëri donacionin e parë për Shtëpinë e sigurt për mbrojtje dhe strehim të personave të cilëve u nevojitet ndihmë, kurse kanë mbetur pa punë ose pa shtëpi për shkak të orientimit seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat