Instituti i shëndetit publik tregon për cilësinë e ujit në Gostivar

Maqedonia

Instituti i shëndetit publik tregon për cilësinë e ujit në Gostivar

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim

Uji në Gostivar nuk ka as pesticide e as bakterie, por ëhstë mjaft i mirë për pije. Këtë e tregojnë analizat e Institutit për Shëndet Publik, sipas të cilave uji i pijshëm në qytetin e Gostivarit është kualitativ dhe mund të përdoret për pije, transmeton Express.

Uji për pije në Gostivar është në rregull në aspektin bakteriologjik, me përbërje të mirë fiziko-kimike dhe pa prani të pesticideve, tregojnë analizat e ISHP-së, e cila  mori monstra dhe bëri analizën e zgjeruar fiziko-kimike të ujit, pas rasteve të shumta të të sëmurëve me simtoma barkqitjeje dhe vjellje javën e kaluar.

Ende nuk dihet shkaku i dhjetra të sëmurëve të paraqitur në repartin infektiv të Spitalit” Ferid Murad” në Gostivar.
Mjekët që në fillim kanë hequr nga lista e arsyeve ushqimin , pasi të sëmurët nuk kishin frekuentuar ndonjë vend të përbashkët. Pas analizave të ISHP-së, edhe uji hiqet si një nga shkaktarët e infektimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat